Akuzat për Shtëpinë e Verdhë/ Basha shmanget: Lëri shpifjet! Përgjigju pse nuk hap spitalin Covid 4

Kryeministri Edi Rama i kërkoi kryetarit të PD-së, Lulzim Basha që të përgjigjet ndaj lidhjes së kishte me ngjarjen e lidhura disa vite më parë në lidhje me Shtëpinë e Verdhë, ku lideri i opozitës, rezulton se ishte përkthyes, që ndihmonte grupin e hetues në zonën e Hasit të Kukësit.

Rama i kërkoi të japë sqarime, por Basha ka mjaftuar vetëm me anë të një statusi të shkurtër t’i cilësojë ato si shpifje.

“Edi Rama lëri shpifjet dhe lojërat politike, përgjigju pse nuk e hap Covid 4? Pse të infektuarit dergjen nëpër ambulanca e nuk ka vend për ta? Pse vazhdon vjedhjen dhe i le të sëmurët të vdesin rrugëve. Pasi shkatërrove ekonominë, tani po ju merr shqiptarëve jetën dhe shëndetin”, replikoi Rama.

Më herët kryeministri me anë të një statusi në rrjetet sociale shkruante se “Ilir a mund t’ia thuash shqiptarëve pse e votove pro raportin e Dick Marty, bashkë me Saliun kur ne e votuam kundër? Po ti Lulëzim a e sqaron dot çfarë dosje ke përgatitur për sajesën e Shtëpisë së Verdhë bashkë me mjekun peruan që dëshmon se ti ke mbledhur dëshmitë bashkë me të?”./Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT