Alarmi i mjekëve: Pacientët e infektuar trajtohen në shtëpi pa u konsultuar me specialistët, përdorimi i oksigjenit në banesë është i rrezikshëm

Mjekët shqiptarë kanë ngritur alarmin për trajtimin në shtëpi të të infektuarve me COVID, pasi shpeshherë këta persona nuk konsultohen me specialistët për medikamentet që duhet të përdorin.
Shumë prej tyre ilaçet i marrin të njëjta me ato që kanë marë edhe të njohur të tyre të infektuar më parë që e kanë kaluar sëmundjen, por kjo është e patolerushme sipas mjekëve.
“Kemi hasur raste të tilla dhe i bëj thirrje popullatës që është absolutisht e patolerueshme”, shprehet për Abc Neës Blerina Sina, mjeke familje në Qendrën Shëndetësore nr. 10.
Sipas protokollit të Komitetit të Ekspertëve, mjekët e familjes janë ata që këshillojnë pacientët e infektuar që trajtohen në shtëpi, por ka raste që ka nevojë për injeksione në qendrat shëndetësore.
“Rastet e rënda nuk mund të trajtohen kurrë në shtëpi. I këshillojmë kontaktin me 127 pasi kemi parë edhe raste të tilla që kanë marrë mjekim në shtëpi dhe kanë pësuar incidente”, shprehet mjekja.
Ajo u shpreh se specialistët nuk rekomandojnë përdorimin e oksigjenit në kushte shëtpie, pasi është shumë i rreezikshëm.