Ambasadori i Kosovës dhe ai i Shqipërisë në Vjenë, bëjnë homazhe tek vendi i sulmit

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Austri, Lulzim Pllana, ka bërë këtë të premte homazhe tek vendi ku ndodhi sulmi në Vjenë.
Në këto homazhe, ai qe i shoqëruar edhe nga Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Rolando Bimo, përcjellë Klan Kosova.
Nga vendi i ngjarjes, të dy dënuan aktin e ndodhur të hënën e 2 nëntorit të këtij viti, në Vjenë – kryeqyteti botëror i paqes, tolerancës dhe bashkëjetesës.
Nga sulmi në Vjenë u eliminuan civilë të pafajshëm dhe mbetën disa të plagosur.
