Ambasadorja Yuri Kim mesazh në shqip: Maska ime për ty, jemi të gjithë bashkë (VIDEO)

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, ka dhënë sot një mesazh sensibilizues në gjuhën shqipe. Ajo u ka kërkuar të gjithëve që të mbajnë maskën.
Ambasadorja ka publikuar një videomesazh në “Twitter” ku tregon se është mirënjohëse për sakrificën e mjekëve dhe infermierëve, ndërsa thotë se në këtë betejë të gjithë janë bashkë.
“Sepse jam mirënjohëse për çdo sakrificë të bërë nga mjekët, infermierët dhe shkencëtarët deri tani. Sepse kujdesem për familjen dhe kolegët, sepse në këtë jemi të gjithë bashkë. Maska ime për ty”, është shprehur ambasadorja Yuri Kim.
Show you care – wear a mask! #MaskaImePerTy pic.twitter.com/AKiX3WfEZb
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) November 6, 2020