Artan Fuga tregon eksperiencën e tij me COVID: Uroj të mos rikthehem më atje nga ku po rikthehem

Akademiku Artan Fuga, ka treguar se ka qenë i infektuar me koronavirus.
Me një shënim në facebook, Fuga bën me dije se kanë kaluar 17 ditë që kur ka rezultuar pozitiv me COVID dhe se tashmë ndodhet në gjendje më të mirë.
Akademiku nuk jep shumë detaje nga ajo që ka përjetuar, ndërsa ‘luftonte’ me COBID, por shprehet: “rikthehem në komunikim me shpresë dhe besim se nuk do të rikthehem më atje nga ku po rikthehem”.
Postimi i plotë:
Pas 17 ditësh kur ka qenë e pamundur të komunikoj për shkaqe të kuptueshmë në ditët tona, rikthehem në komunikim me shpresë dhe besim se nuk do të rikthehem më atje nga ku po rikthehem!
Falenderoj pa masë dr. Arian Harxhi, prof., si edhe të gjithë miqtë që nuk m’u ndanë asnjë cast, kolegë, mjekë, të afërm, të njohur e të panjohur, që na ndihmuan me gjithçka mundën dhe kishin.
Përulem!