“Babë, e ke fituar lirinë”/ Djali i Hashim Thaçit dedikim prekës për të atin

Presidenti Hashim Thaçi ka bërë të ditur se është konfirmuar aktakuza ndaj tij nga Gjykata Speciale. Në konferencë për mediat, Thaçi tha bëri të ditur se jep dorëheqjen nga posti i Presidentit të vendit.
Por në këtë konferencë para nisjës në Hagë, presidenti Thaçi kishte pranë edhe djalin e tij Endritin, sigurisht një mbështetje e madhe për të në këto momente. Thaçi tha se kjo ditë nuk është e lehtë për të dhe familjen e tij, por falënderoi të gjithë për mbështetjen.
“Janë momente jo të lehta për mua dhe familjen time, dhe juve që me keni mbështetur dhe besuar në këto tri dekada të përpjekjeve për liri, pavarësi dhe shtet ndërtim”, tha Thaçi.
Nëpërmjet një postimi në Instagram, Endrit Thaçi ka mbështetur babanë e tij. Endriti shkruan se babai i tij e ka fituar lirinë dhe tashmë do të udhëheqë betejën për drejtësi.
“Baba im e ka fituar betejën e lirisë. Dhe të lirë jemi. Ai e udhëhoqi edhe betejën për republike. Dhe shtet u bëmë e do të mbesim. Tash do ta udhëheq betejën për drejtësi. Sepse babai , bashkëluftëtarët e tij dhe krejt lufta ishte e drejtë.
Do të më merr malli shumë por do të festoj çdo ditë me buzëqeshje dhe kokën lartë fitoret e tuja me mamin, familjen tonë, shokët. Do të pres me pa durim edhe pse shpejtë do të kthehesh në shtëpi. UÇK”, shkroi ai krahas një fotoje ku shfaqet bashkë me të atin, duke qeshur.