Balla sulmon Bashën: PD drejtohet nga hetuesi me Maska i UÇK-së

Numri dy i PS-së ka vijuar me akuzat e tij ndaj Lulzim Bashës për çështjen e akuzave ndaj Hashim Thaçit në Gjykatën Speciale.
Në një postim të tij, Taulant Balla thekson se PD drejtohet nga një hetues ndaj UÇK-së Ai thekson se Basha ka pasur rol në raportet që paraprinë raportin e Dick Marty-t.
“Partia Demokratike e Shqipërisë sot drejtohet nga një hetues i UÇK! Ne e dimë që Lulezim Basha nuk ka këllqe të zbardhë rolin e tij në palo-raportet që paraprinë Raportin e Dick Marty-t, kur me maskë mbi fytyrë merrte në pyetje komandantët e UÇK. Komandantët e UÇK të mbajnë mend mirë Lulëzim edhe pse ti fshiheshe pas maskës dhe largoi të gjithë shqiptarët e Kosovës nga grupi hetimor për të qenë i vetëm. Është fakt publik që Lulëzim Basha ka larguar shqiptarë të Kosovës si A.P., B.Gj. dhe të tjerë nga hetimi. Siç shkruan HRVV, ‘Lulezim Basha ka punuar për Tribunalin dhe Departamentin e Drejtësisë së UNMIK pas luftës dhe ka hetuar krerët e luftës”, shkruan Balla.