“Basha furnizoi Dik Martin me të dhëna kundër UÇK-së”/ Akdemiku Rexhep Qosja akuza kreut demokrat

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha po akuzohet nga mazhoranca si i përfshirë në hartimin e raportit të Dick Marty-t kundër luftëtarëve të UÇK-së.
Në raport thuhej se UÇK përdorte një banesë të quajtur “Shtëpia e Verdhë” për transplant organesh, ndërkohë që Basha i ka mohuar këto akuza ndaj tij.
Për këtë çështje ka folur edhe akademiku Rexhep Qosja, i cili e akuzon Bashën se ka furnizuar Dick Martyn me të dhëna kundër UÇK-së.
“Lexojini të dhënat e publikuara në Kosovë për shërbimet e tij politike në Kosovë, kur Kosova ishte çka është edhe sot – atëherë protektorat i Kombeve të Bashkuara e sot protektorat i kolonizuar i Bashkimit Evropian, dhe do të shihni se shumë prej të dhënave imagjinare me të cilat kundërshqiptari Dik Marti e akuzon UÇK-në për krime lufte, janë të “dhëna” me të cilat, atë, Dik Martin, si thuhet e shkruhet, e ka furnizuar edhe Lulzim Basha me bashkëpunëtorët e tij”, thekson Rexhep Qosja në një koment të tij, të botuar më herët në media.