Basha përgjigjet për akuzat se ‘fle gjumë’ dhe për vilat: Punoj intensivisht, kaloj 4-5 ditë pa parë vajzat

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar lidhur me akuzat se është pronar vilash dhe se posedon pasuri të shumta.

Lideri i opozitës deklaroi në SyriTv së ka bërë publike çdo pasuri të tij, dhe se jetontë mirë që pa hyrë në politikë.

 “Çdo pronë dhe pasuri e imja ka qenë transparente. Nuk kam hyrë si një njeri i varfër në politikë. Edhe ato që kam vënë, i kam transparente dhe të dokumentuara. Unë dhe gruaja ime i kemi lejuar vetes një stil jetese të mirë pa hyrë në politikë. Nuk kam asnjë vilë, nuk kam asgjë nga këto që thonë. Aty ku jetoj jam me qira. Kontratën e qirasë e ka Edi Rama te tatimet,” tha Basha.

Kryedemokrati iu përgjigj edhe akuzave se ai ‘fle gjumë’ dhe se nuk ka asnjë punë që t’i numërohet. Kryedemokrati tha se punonte 18 orë në ditë për ndërtimin e rrugës së Kombit, ndërsa përmendi edhe futjen në NATO, pavarësinë e Kosovës dhe vizat .

“Unë jam njeri që kam rekorde publike. Kurse kryeministri ka 119 ditë që nuk ka qenë në krye të detyrës. Kjo sepse i gjithë aktiviteti i tij është propaganda. Dita ime edhe tani nuk mund të jetë ndryshe. Kur je futur me këtë përkushtim në politikë, pak ndryshim ka nëse je në qeveri apo në opozitë, ti je i detyruar të sakrifikosh. Kush beson te kjo punë dhe tek ky mision, duhet të bëhet gati që të sakrifikojë nga jeta personale dhe familjare. Ja ku po e them shkurt: Kaloj 4-5 ditë pa i parë fëmijët për shkak të orarit. Kurse këta punë quajnë vjedhjen,” tha Basha.

Basha tha se sot Rama ka dërguar në Kosovë një personazh të Tiranës, emrin e të cilit nuk e ka treguar, për t’i ofruar ose para ose tender një komandanti të UÇK-së në mënyrë që ai të tërhiqte disa fjalë që i kishte thënë të mira për kryedemokratin.

“Sot ka çuar një personazh të Tiranës tek një nga komandantët e UÇK-së dhe i ka thënë: “Edi Rama ka thënë hap gojën, tender apo lekë tërhiq disa fjalë që ke thënë të mira për Lul Bashën që të vazhdojmë fushatën ndaj tij.”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT