Basha: Protestën për Rrugën e Kombit e ndërpreva sepse do heq traun kur të bëhem Kryeministër

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka ripërsëritur qëndrimin e tij se sapo të vijë në pushtet, vendimi i parë si kryeministër do të jetë heqja e traut në rrugën e Kombit.
Kryedemokrati deklaroi në News24 se është krenar që e ndërtoi atë rrugë kur ishte ministër transporti, ndërsa e cilësoi të turpshëm, vendimin e Ramës për të taksuar shqiptarët.
Kryedemokrati është akuzuar publikisht nga Erion Veliaj se e ndërpreu protestën në këtë rrugë pas ‘vjeljes së gjobës’
“Ne jemi në krah banorëve të Kukësit dhe të gjithë Shqipërisë. Jam krenar si ministër Transporti që e ndërtova atë rrugë dhe kryeministri duhet të ketë turp. Do bëj çdo gjë për heqjen e ati trau. Gjëja e parë që do bëj është se do të heq atë tra. Po flas si ministri që ndërtova rrugë. DO punojmë pa tra mes shqiptarëve. Unë kam punuar për pavarësinë e Kosovës, Rama çoi në gjyq Haradinajn me Vuçiç në krah.”, tha Lulzim Basha në Real Story.