Basha: Qindra njerëz po humbin jetën nga Covid, Rama merret me opozitën

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha reagoi pas sulmeve të lëshuara nga kryeministri në qytetin e Durrësit. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Basha akuzon kryeministrin se nuk ka marrë asnjë veprim konkret për sa i përket përballimit të pandemisë së Covid-19.
“Numri i të infektuarve me covid po thyen rekordet. Me qindra njerëz kanë humbur jetën dhe fatkeqësisht shumë të tjerë janë në rrezik. Në vend që të marrë masa dhe të ketë një plan kundër pandemisë, Rama vazhdon të paguajë klientët e tij dhe të sulmojë opozitën që i nxorri faktet”, shkruan Basha.
Më tej kryedemokrati shkruan se “Në vend që të shtojë mjekët, infermierët e shtretërit në spitale,ja jep milionat mafias së plehrave.Rama e ka humbur kontrollin ndaj pandemisë.Pasi shkatërroi ekonominë,tani ai po shkatërron jetët dhe shëndetin e njerëzve. Bashkë do ta mundim këtë të keqe e do ta shërojmë vendin”.