Basha: Ramën po e përdorin rusët e serbët, unë luftova për dënimim e Milosheviçit

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar në emisionin “Real Story”, në News 24 shprehet se aktorët kryesorë të masakrave në Kosovë në vitet ’90, sot janë figura qendrore, në Beograd.
Basha thekson se kryeministri Edi Rama ka tradhtuar interesat e Kosovës. Deklarimet e Ramës në lidhje me votimin e raportit të Dick Marty, kryedemokrati i ka gjuajtur thjeshtë shpifje që janë thënë në adresë të tij.
“Kur liderët e UÇK-së po përballeshin me gjykatën në Hagë, në Tiranë Edi Rama nënshkruante marrëveshje me ish-ministrin e Millosheviç, Aleksandër Vuçiç.
Edi Rama ka tradhtuar interesat e Kosovës. Kjo është një thikë pas shpine ndaj Kosovës dhe interesave të saj. Është një goditje kur Luftës Çlirimtare të Kosovës.
Është një shpifje e plotë gjithçka që është thënë në adresën time. Kurrë nuk kam qenë një pjesëtar i një procesi hetimi ndaj luftëtarëve të UÇK. Kam qenë pjesë e hetimit që provoi Millosheviçin si kriminel lufte dhe për genocid.
Roli im në UNMIK kishte lidhje me hetimin e krimeve serbe, transferimin e pushtetit të drejtësisë nga UNMIK tek shqiptarët. Ndërsa akuzat e rreme të Dick Marty i përmendin vetëm ministria e jashtme ruse dhe Edi Rama”, tha Basha.