Basha takim me studentët: Qeveria e papërgjegjshme, kjo pandemi i hoqi fasadën

Studentët u ngritën sot në protestë para Minsitrisë së Shëndetësisë, për të kundërshtuar vendimin për zhvillimin online të mësimit.

Pas kësaj, Kreu i PD-së, Lulzim Basha, zhvilloi një takim në Qytet Studenti me disa studentë, ku tha se e gjithë situata është krijuar për shkak të “papërgjegjshmërisë së qeverisë”.

“Kur një kryeministër ka braktisur dhe ata që i rrezikohet jeta, imagjino ç’mund të bëjë për ju. Secili këtu ka bërë shpenzime, kanë paguar konviktin, qiranë e shtëpisë. Ka një mungesë totale pandershmërie, kujtohen 3 ditë para, ndërkohë që duhej të ishin marrë masa shumë më parë, që këto shpenzime të mos ishin bërë dhe kemi kërkuar prej javësh infrastrukturën që do mundësonte mësimin online. Kjo do të thotë që qindra fëmijë që nuk kanë mundësi të blejnë tableta, t’u jepen tableta. Kjo pandemi vetëm i hoqi fasadën qeverisë, se këtë që po bëjnë sot me taksat tuaja, këtë kanë bërë në 7 vite”, tha Basha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT