BE i dhuron Shqipërisë 30 respiratorë, do vendosen në spitalin “Covid 4”

Mbërrijnë në Shqipëri 30 aparate respiratorë dhuratë nga Bashkimi Europian që do të përdoren në betejën kundër koronavirusit.
Respiratorët janë dorëzuar ditën e sotme nga ambasadori i BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca, dhe do të vendosen në spitalin e katërt të dedikuar vetëm për pacientët me koronavirus në vendin tonë. Soreca ka falenderuar edhe zyrën e UNOPS në Kombet e Bashkuara.
Më herët NATO i është përgjigjur kërkesës për ndihmë të vendit tonë, duke dërguar 60 respiratorë që janë vendosur në ambientet e spitalit “Covid 3”.