Berat/ Nxihet uji i lumit, pamje të frikshme të shtratit të Osumit (VIDEO)

Uji i lumit Osum është nxirë. Lumi që përshkon qyteti e një e mbi një dritareve ka dhuruar një pamje të frikshme, pasi është i nxirë, sterrë.

Shumë njerëz e kanë denoncuar një gjë të tillë dhe se theksuan se ndotja vjen si pasojë e derdhjeve në lumë të bërsive nga fabrikat e vajit . Por një fenomen tjetër i ndotjes është dhe derdhja e ujërave të zeza.

Gjithashtu në këtë lumë ka edhe bagëti të ngordhura.  Kjo përbën rrezik epidemie për kalimtarët dhe banorët e zonës.

Situata ka krijuar shqetësim mes banorëve, por ende asnjë reagim nga Bashkia dhe institucionet e tjera lokale që kanë për detyrë të monitorojnë respektimin e ligjit.

Ndotja e lumit Osum ka qenë një problematikë e vazhdueshme që duket se nuk ka marrë zgjidhje.

Berat/ Nxihet uji i lumit, pamje të frikshme të shtratit të

Berat/ Nxihet uji i lumit, pamje të frikshme të shtratit të

Berat/ Nxihet uji i lumit, pamje të frikshme të shtratit të

Berat/ Nxihet uji i lumit, pamje të frikshme të shtratit të

Back to top button
LAJMET E FUNDIT