Berisha flet për partinë e Topallit: Pati të drejtën e kandidimit, refuzoi duke bërë zgjedhjen e saj

Sali Berisha komentoi lëvizjen e re politike të ish-kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli.

Berisha theksoi se Topallit i është ofruar mundësia për të kandiduar nën logon e PD-së, por e ka refuzuar.

Ndërkohë, nuk përmend dëbimin e Topallit në vitin 2017 duke i ndërprerë karrierën politike.

“Nuk kam pasur dijeni, e kam marrë vesh nga mediat.

Çdo njeri ka të drejtë të bëjë zgjedhjet e tij.

Topalli, në dijeninë time ka pasur të drejtën e kandidimit, i është ofruar, dhe siç kam parë nga mediat, ajo ka refuzuar të kandidojë nga forumet e PD.

Më pas, ka bërë zgjedhjen e saj, duke krijuar një lëvizje apo parti, ka bërë zgjedhjen e saj.

Thelbi i filozofisë së njeriut të lirë është zgjedhja. Çdo njeri, duhet të mësohemi, ka të drejtën e zgjedhjes së tij. Pastaj, se cilat janë pasojat e zgjedhjes, ai është përgjegjës”, tha Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT