Berisha: Rama meriton 4 dënime me nga 35 vite burg. Mandatin e tretë do ta marrë vetëm kur të shohë veshin pa pasqyrë

Sali Berisha thotë se Edi Rama, me krimet monstruoze që ka kryer, meriton të paktën 4 dënime me nga 35 vite burg.

“Rama ka nevojë për mandatin e tretë siç ka nevojë zogu për ajrin. Ai e di që dorëzimi i pushtetit është si hapja e dyerve të burgut për të.

Rama, me krimet monstruoze që ka kryer, meriton të paktën 4 dënime me nga 35 vite burg dhe këto nuk janë imagjinatë, por dosje të tmerrshme konkrete që rëndojnë mbi të dhe llogaritë e fshehta që ka”, kështu u shpreh në A2 ish-kryeministri Sali Berisha.

Më tej Berisha theksoi se PD dhe opozita kanë rritje reale në sondazhet e deritanishme sa i takon zgjedhjeve të 25 prillit.

“PD ka një shtim real në të gjitha sondazhet. Qoftë PD, qoftë opozita, shkojnë deri në 52%.

Shtimi i besueshmërisë është dëshmi e rritjes së besimit të PD dhe jo e rënies së pikëve të PS, pasi ky është një realitet.

Si i mbytur që është, Rama nuk mund të imagjinojë se do të dorëzojë mandatin dhe se do të shkojë atje ku e ka vendin.

Unë nuk jam i çuditur, nga mëngjesi deri në darkë, të përmend mandatin e tretë, të cilin do ta shohë vetëm atëherë kur të shohë veshin pa pasqyrë”, tha Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT