Bide fiton zgjedhjet, gazetari amerikan nuk përmban lotët LIVE në studio (VIDEO)

Joe Biden u emërua presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara në 11.25 të mëngjesit të së Shtunës (me orën lokale) nga rrjetet televizive dhe Associated Press – ndërsa Donald Trump luante golf.

CNN, NBC, ABC, CBS, AP dhe USA Today të gjithë njoftuan menjëherë dhe Fox Neës i ndoqi 10 minuta më vonë.

Gjatë trasnmetimit maratonë në studiot e CNN, gazetari Van Jones ka shpërthyer në lot duke thënë se sot është një ditë e mirë për amerikanët.

“Sot është një ditë e mirë. Është më e lehtë të jesh prind këtë mëngjes. Karakteri ka shumë rëndësi. Të jesh një person i mirë, ka shumë rëndësi. Kjo është diçka shumë e madhe. Sot është një ditë e mirë pa diskutim. Nëse je mysliman, nuk ke pse shqetësohesh se Presidenti yt nuk të do këtu” tha ai.

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT