Biden shpallet president i SHBA-ve, flet Berisha: Ka njohuri të thella për Shqipërinë dhe Kosovën. E kam takuar dy herë, ja çfarë më tha

Ditën e sotme është shpallur dhe fituesi i zgjedhjeve presidenciale të SHBA-ve, dhe ai është Joe Biden. I cili ka marrë 284 vota në Kolegjin Elektoral.
Ndërkohë, ish-kryeministri Berisha në një lidhje direkte me gazetaren Nisida Tufa, ka thënë se Biden është një person me njohuri të thella për Shqipërinë dhe Kosovë, gjithashtu për vetë shqiptarët.
Berisha tha se e ka takuar dy herë dhe kanë biseduar vetëm për Shqipërinë.
Pyetje: Lajmi i fundit është se Biden është shpallur president i SHBA-ve, keni një koment?
Berisha: Një president me njohuri të thella për Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptarët. Unë e kam takuar dy herë si zv.president dhe ruaj kujtime shumë të veçanta. Bisedat kanë qenë të shkurtra dhe vetëm për Shqipërinë. Fjalët e tij për Shqipërinë kanë qenë më të veçantat që më ka thënë ndonjëherë një burrë shteti. Trump pa ndonjë interes të spikatur për rajonin, në fund tregoi interes për marrëdhëniet Kosovë-Serbi. Ai bëri të mundur njohjen e Kosovës nga Izraeli dhe shtroi një sërë çështjesh për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Pyetje: Çfarë do të bëjë presidenca Biden në lidhje me integrimin e Shqipërisë në BE?
Berisha: Mendoj se SHBA-të pavarësisht se kush ka qenë president kanë patur dëshirë dhe përpjekje ndihmën për integrimin e BE. Nuk mendoj se kjo dëshira ka munguar në administratën aktuale.
Pyetje: Si do ndikojë presidenca Biden në çështjen e Kosovës?
Berisha: Në raport me Kosovën mendoj se Biden do bëjë përpjekje të mëdha për marrëveshje të ndershme mes Kosovës dhe Serbisë dhe për zgjidhjen që ekziston mes këtyre dy vendeve.