Biden thellon epërsinë në Pensilvani, Trump kërkon llogari për ushtarakët

Kandidati demokrat, Joe Biden ka thelluar më tej avantazhin ndaj Donald Trump në Pennsylvania.
Sipas raportimeve më të fundit nga mediat amerikane, kandidati demokrat ka 12,390 vota më shumë se presidenti aktual.
Por ndërkohë nuk kanë munguar reagimet e shpeshta të Trump në Twitter.
Së fundmi ai ngre një pyetje: “ku janë votat e munguara të ushtarakëve në Georgia? Çfarë ndodhi me to?“
Në Pensilvani janë ende rreth 175,880 fletë votimi të panumëruara.