Bill Gates “fshihet” pas vaksinës 90% efektive ndaj koronavirusit

Bota është shumë pranë prodhimit të vaksinës së parë, pasi kompania farmaceutike amerikane Pfizer dhe partneri i saj gjerman BioNTech njoftuan sot se vaksina e tyre eksperimentale kundër COVID-19-s ka dëshmuar një nivel efektiviteti me të lartë se 90 për qind.

Kompania Pfizer dhe BioNTech thanë se presin të prodhojnë deri në 1.3 miliardë doza të vaksinës në vitin 2021.

Por duket se aksione në kompaninë që po prodhon vaksinën kundër COVID ka edhe fondacioni i Bill dhe Melinda Gates.

BioNTech, në shtator të 2019 kishte nënshkruar një marrëveshje me Bill Gatës për një partneritet mes tyre.

Ky partneritet përfshinte një investim fillestar prej 50 milionë dollarë nga miliarderi Gates, financim që mund të shkojë deri në 100 milionë dollarë në të ardhmen.

Kompania BioNTech me bazë në Mainz, e cila ka mbledhur më shumë se një miliard dollarë që nga themelimi i saj në vitin 2008, ka bashkëpunime me shtatë firma të mëdha farmaceutike.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT