Bombola e oksigjenit bën zhurmë, pacienti i infektuar me Covid e pranon: Shqetësohemi sa më s’ka, por…

Përveçse luftës me virusin Covid-19, pacientët që shtrohen në spital përballen edhe me një tjetër problem, ndoshta të vogël në dukje si ajo e zhurmës së bombolës së oksigjenit.
Një zhurmë konstante, por që pacientët tashmë janë mësuar me kalimin e kohës.
Diçka të tillë e ka pohuar një pacient drejtpërdrejtë nga spitali në emisionin “Open”,
“Shqetësohemi sa më s’ka…por mësohesh me kalimin e kohës…mësohesh,”- tha ai
Shqetësimin nga zhurma e bombolës së oksigjenit e përmendi edhe një natë më parë mjeku Arjan Mezini, i cili tha se ky mund të jetë një nga shkaqet që i bën pacientët të kenë probleme mendore dhe të kryejnë vetëvrasje.