Bullgaria bllokon hapjen e negociatave me BE për Maqedoninë, por e miraton për Shqipërinë

Bullgaria ka bllokuar mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare për Maqedoninë e Veiriut, duke bllokuar kështu edhe hapjen e negociatave të Maqedonisë me Bashkimin Europian.
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Jashtme Ekterina Zakharieva, e cila tha se Bullgaria nuk mund të mbështesë fillimin e negociatave të Be me Maqedoninë për shkak të gjuhës dhe dallimeve historike midis Maqedonisë Veriore dhe Bullgarisë.
“Në këtë fazë, Bullgaria nuk mund të mbështesë draftin e kornizës negociuese me Republikën e Maqedonisë Veriore dhe mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare,” tha ministrja pas përfundimit të Këshillit të sotëm të Punëve të Përgjithshme.
Por Bullgaria ka miratuar mbajtjen e Konferencës së Parë Qeveritare me Shqipërinë, megjithëse do të duhet mbështetj nga të gjitha vendet që Shqipëria të çelë negociatat për anëtarësimin në BE.