Covid-19/ Manastirliu: Situatë kritike, ja sa vatra aktive janë në Shqipëri

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se situata në vend është kritike. Ajo bëri të ditur se është dyfishuar numri ditor i të infektuarve me Covid-19.

“Është situatë e kontrolluar, rritje e qëndrueshme e rasteve, por është situatë kritike. Krahasuar me muaj më parë, kemi dyshim të rasteve ditore.

Janë rritur vatrat e infeksionit. 265 vatra aktive në Shqipëri, ku 76 për qind e tyre janë vatra familjare”, tha Manastirliu.

Duke u ndaluar tek strategjia e testimit e kritikuar në vijimësi nga opozita, shefja e Shëndetësisë në vend thotë se metoda është hartuar nga komiteti i ekspertëve i bazuar edhe mbi rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

“Strategjia jonë e testimit është hartuar nga komiteti i ekspertëve, duke u këshilluar me OBSH-në, me struktura të tjera ndërkombëtare që vlerësojnë situatat epidemike, duke u mbështetur në kapacitetet tona testuese, Komiteti i Ekspertëve ka ndërtuar një strategji që ka rezultuar efektive. Ajo çfarë deri më tani është bërë është më e mira që ne mund të bënim”, u shpreh ajo.

Covid-19/ Manastirliu: Situatë kritike, ja sa vatra aktive janë

Covid-19/ Manastirliu: Situatë kritike, ja sa vatra aktive janë

Covid-19/ Manastirliu: Situatë kritike, ja sa vatra aktive janë

Covid-19/ Manastirliu: Situatë kritike, ja sa vatra aktive janë

Back to top button
LAJMET E FUNDIT