Covid/ Mjeku Kalo: Jemi në përballjen më të mëdha të infeksionit tinëzar, ruhuni nga…

Mjeku Tritan Kalo apelon ndaj shqiptarëve që të kenë kujdes në këto javë, pasi sipas tij janë më të vështirat. Ky nëntor parashikohet, sipas mjekut, të ketë një valë të madhe të infeksionit dhe për këtë duhet të përballohet pa panik nga shqiptarët.
“Vjeshta solli një RIKTHIM të vrullshëm të goditjes mbi shëndetin dhe jetët tona të këtij infeksioni tinëzar, që po na ofron përditë të papritura si në furinë e tij goditëse, po ashtu edhe në larushinë e formave të shfaqjes dhe të ndërlikimeve të tija”, shkruan Kalo.
Gjithashtu ai paralajmëron për shtimin e rreziqeve me infeksionet e tjera virale që qarkullojnë, duke bërë thirrje që të kihet kujdes edhe në marrjen e trajtimin me ilaçe.
Më poshtë postimi i plotë
KOHË KOVIDIANE….15.11.2020…. Mirëmëngjës dhe të Dielë të bardhë miq, të afërm, kolegë dhe bashkëkombas Shqipëri-dashës. Jemi pa as më të voglin dyshim në javët e përballjes me dallgën më të madhe të infeksionit nga Sars-Cov2/Covid-19. Vjeshta solli një RIKTHIM të vrullshëm të goditjes mbi shëndetin dhe jetët tona të këtij infeksioni tinëzar, që po na ofron përditë të papritura si në furinë e tij goditëse, po ashtu edhe në larushinë e formave të shfaqjes dhe të ndërlikimeve të tija.
Të mos harrojmë se Gripi dhe infeksione të tjera virale i ndajshtohen kësaj dallge….JO nënvlerësim, JO vetmjekim, JO mbimjekim shpesh dëmprurës…Të përpiqemi me URTËSI e jo të panikuar, me MËNDJEKTHJELLTËSI e jo me militantizëm të verbër partiak, me MIRËBESIM reciprok në aftësitë tona individuale dhe ato kolektive se, për ne ASGJË nuk është e pamundshme për t’u mposhtur përfshirë edhe infeksionin nga Sars-Cov2/Covid-19, NËSE jemi dhe do të qëndrojmë kurdoherë sa bashku….TOGETHER FOREVER!!!/ Gazeta Shqip