COVID në Shqipëri, Gjata: Tre muajt e ardhshëm, sfidë për sistemin shëndetësor, karantina e pjesshme vendim i drejtë

Shqipëria po përballet me një shtim të rasteve të koronavirusit, ku autoritetet kanë marrë masa për të frenuar përhapjen e gjerë të saj. Por çfarë na pret në muajt në vijim me uljen e temperaturave?

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata, i ftuar në emisionin Repolitix tha se Shqipëria ndodhet përpara një sfide të vështirë në 3 muajt në vijim. Por ai tha se ka dritë në fund të ‘tunelit’ pasi vaksina është duke u prodhuar.

“Në tre muajt që do vijnë do të jetë sfida më e madhe për sistemin tonë shëndetësor. Periudha e dimrit favorizon shumë viruset dhe do të ketë një bashkim mes COVID dhe gripit stinor. Sipas informacioneve që kam shumë universitete të mëdha botërore janë në fazat e fundit të prodhimit të vaksinës por në fund të tunelit ka dritë” – tha Gjata.

Ndërsa për masat e marra, Gjata tha se do të ishte mirë edhe një karantinim rajonal me zona, por nuk hedh poshtë dhe vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve. Sipas tij, përqëndrimi i spitaleve COVID në Tiranë është një vendim shumë i mirë për të ndaluar përhapjen e mëtejshëm të virusit.

“Unë jam dakord për karantanimin rajonal. Por në Shqipëri ka një komitet teknik ku bëjnë pjesë njerëz dhe mjekë që janë profesionistë dhe kanë shumë vite. Mënyra e karantinimit inteligjent, pra në zona të caktuara është një mënyrë inteligjente. Nëse flasim për periudhën e parë, izolimi total ishte shumë e nevojshme. Duhet të jemi realist për situatën që jemi. Në fillim ne nuk kishim shumë informacion. Izolimi i parë ishte i domosdoshëm që ne të mësonim. Sot duket e lehtë por në atë kohë ishte shumë e vështirë për të gjetur respiratorë. Karantinimi inteligjent ka të bëjë me izolimin e zgjuar. Përqëndrimi i spitaleve COVID në Tiranë është shumë i mirë. Në vendet e tjera, spitalet shërbyen për përhapjen e koronavirusit” – tha Gjata.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT