Covid/ Shtohet fluksi te Infektivi, nga autoambulanca ‘strehim’ në çadër

Ndryshe nga zakonisht në ambientet pas spitalit infektiv është vendosur një çadër nga Ministria e Mbrojtjes me qellim evitimin e kaosit nga automabulancat në momentin që sjellin në spital të infektuarit që kanë nevojë për trajtim mjekësor.
Këtë herë të gjithë ata do të qëndrojnë fillimisht në çadër e më pas do të shoqërohen në dhomën përkatëse ku do vijojnë të marrin shërbimin e nevojshëm.
Mes sirenave te ambulancës, familjareve te shumte, doktorëve dhe një vape te pashpjegueshme nëntori një e moshuar e infektuar me covid-19 ndjeu një dobësi fizike saqë u detyrua te shtrihej ne një nga stolat ne ambientin jashtë spitalit. Aty ku pas njoftimit nga polici qe zakonisht ndodhet ne traun ndarës mes familjareve dhe pjesës se brendshme te infektivit, një infermiere u afrua për te marre te moshuarën ne Infektiv ne mënyrë qe te marre trajtimin mjekësor qe i nevojitet.
Familjare e te afërm te personave te infektuar qe marrin trajtim ne infektiv kane mbushur oborrin e spitalit duke qëndruar me qese ne duar me ushqime e veshmbathje ne pritje te një personi nga brenda spitalit qe te marre këto qese për t’ja dhënë te infektuarve./ Top Channel