Debati Rama-Basha për COVID ‘zhvendoset’ në mediat italiane, kryeministri për RAI: Punë e vështirë për mjekët, por sistemi mbahet; Kryedemokrati: Shifrat janë 2 deri në 5 herë më shumë se sa raportohet

Nuk ka fund debati mes kryeministrit rama dhe kryedemokratit Basha për sa i përket masave të marra për përballimin e pandemisë COVID-19.

Këtë herë është televizioni italian RAI që i kushton një reportazh situatës së COVID në vendin tonë, ku janë intervistuar edhe kryeministri Rama me kreun e PD, Basha.

Kryeministri ka thënë për mikrofonat e RAI se mjekët kanë një punë të vështirë, por sisetmi mbahet. Ai u shpreh se Shqipëria nuk veproi si Suedia, por mori masat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit dhe shtoi se duhet të bëhet çdo gjë për të shmangur sërish karantinimin që do të ishte shumkë i dëmshëm për Shqipërinë.

Ndërkohë kreu i PD, Lulzim Basha, edhe para mikrofonave të RAI ka kërkuar që të shtohet numri i testimeve, ndërsa u shpreh se numri i të infektuarve është nga 2 deri në 5 herë më shumë se sa ai që raportohet.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT