Deputeti Kamberi sulmon egër ministrin Vulin: Provokimet e tij dëmtojnë serbët që jetojnë në tokat shqiptare

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, i është kundërpërgjigjur ministrit të Brendshëm serb Aleksandër Vulin, i cili sërish ka marrë përsipër të përdorë termin pezhorativ për shqiptarët: “shqiptari”.

Në një deklaratë të tij, Kamberi thekson se Vulin ka shkelur mbi të gjitha edhe ligjin serb që e ndalon përdorimin e këtij termi diskriminues. Deklarata e Vulin është bërë në disa fshatra serbë në Luginën e Preshevës, ku dy ditë më parë.

Kamberi i kujton Vulinit se kjo gjuhë mund të dëmtojnë edhe serbët që jetojnë së bashku me shqiptarët në disa zona të vendit. Një muaj më parë, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i ofroi Shahip Kamberit postin e zv.ministrit, duke vendosur një ofertë poshtruese për shqiptarët.

Postimi i plotë

Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Serbisë, z.Aleksandër Vulin vazhdon ta përdor me krenari termin pezhorativ “šiptari” për shqiptarët.

Problemi nuk është se po ndjehem i ofenduar si shtetas i përkatësisë kombëtare shqiptare. Sepse nuk mund të ndjehesh i ofenduar nga dikush që nuk ka dinjitet.

Problemi është se z.Vulin tregon se nuk e respekton vetë shtetin e Serbisë dhe ligjet e saj. i kujtojmë z.Vulin se të gjitha dokumentet zyrtare të Republikës së Serbisë emërtojnë shqiptarët si “Albanci”.

Paramendoni, Ministri i Brendshëm që nuk i përfill ligjet e shtetit, terminologjinë zyrtare. Prandaj, z.Vulin është sot një nga simbolikat më të mira se ku është katandisur Serbia së sotme.

Pa e harruar faktin se duke e përdorur gjuhën e urrejtjes ndaj shqiptarëve, z.Vulin dëshmon se nuk shqetësohet për reagimin që prodhon gjuha e tij, në përditshmërinë e qytetarëve serbë që jetojnë në mjediset e përziera me shqiptarët.

Por natyrisht se z.Vulin nuk shqetësohet për fatin e Sllavicës dhe Draganit që bashkëjetojnë me shqiptarët. Ata dëshiron vetëm t’i shfrytëzojë për pushtetin e tij, duke e aktruar patriotin serbomadh nga restorantet luksoze të Beogradit./Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT