‘Dështon’ marrëveshja e Ramës me naftëtarët për pagat e prapambetura, flet kreu i sindikatës: Qeveria na premtoi vetëm 1 pagë dhe vënien në punë të uzinës

Ka përfunduar takimi i kryeministrit Edi Rama me 8 përfaqësuesit e naftëtarëve të Ballshit, pas 2 orësh bisedime në bashkinë e Fierit.

Nuk ka patur një marrëveshje mes naftëtarëve dhe kryyeministrit për pagat e prapambetura, pasi qeveria u premtoi naftëtarëve vetëm 1 pagë dhe vënien në punë të rafinerisë.

Për këtë ka folur edhe kryetari i sindikatës Sokol Dautaj, i cili u shpreh se vendimi tashmë i takon punëtorëve, të cilët mund të vendosin të rikthehen në grevë.

“Me zotin Rama kërkesa e parë është ajo e pagave të prapambetura. Nuk është arritur marrëveshja. Asnjë nga palët nuk ka rënë dakord. Është rënë dakord në muajt në vazhdim të marrim nga një pagë të plotë. Nuk kemi dalë të kënaqur.

Rama na premtoi risjelljen në rafineri të një kompanie serioze dhe dhënia e një page. Gjithçka do të diskutohet me kolegët.
Ne kemi një pikë të panegociueshme, pagat tona. Shteti nuk i merr përsipër me 15% të pagave por rivënien në punë të rafinerisë dhe të japë një pagë. Ne diskutuam një projekt që ata kanë. Nesër nëse punëtorët duan mund të futen sërish në grevë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT