DETAJE/ Manastirliu sqaron kufizimet nga dita e nesërme: Nëse doni të dilni duhet të…

Ministrja Ogerta Manastirliu në një konferencë për shtyp ditën e sotme sqaroi më në detaj kufizimet që do të fillojnë nga nesër si pjesë e masave anti-Covid të marrë nga Komiteti i Ekspertëve.

“Një vendim tjetër që është marrë, është administrate që do të punojë online, sipas sektorëve. Do të mbyllen lokalet, restorantet, baret, fast food-et, do të lejohen të qarkullojnë vetëm ata që mund të kenë raste emergjente  ose që do të levizin për punë.

Këta të fundit do të pajisen me autorizim nga e-albania. Duhet të kemi durim, vendosmëri e kurajo për ta përballur sëbashku dhe për ta kaluar këtë moment të vështirë, të një epidemie që ka prekur tërë botën,” tha Manastirliu.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT