Detaje nga vetëvrasja te “Shefqet Ndroqi”: I vetëm në dhomën e spitalit prej një jave, pacienti me COVID nuk kishte probleme të shëndetit mendor

Pacienti Preng Gjonaj, i cili u hodh nga dritarja e dhomës mëngjesin e sotëm, ku prej gati një jave ishte shtruar në spitalin “Shefqet Ndoqi”, ishte në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të COVID-19.

Mësohet se 52-vjeçari nga Tropoja ishte i shtruar në katin e katërt, (repart ku shtrohen pacientët rëndë) ndërsa është hedhur nga dritarja e dhomës së tij.

Kjo shënon vetëvrasjen e tretë të ndodhur tek Sanatoriumi.

Mjekët ishin ata që raportuan në polici ngjarjen.

Policia mbërriti menjëherë në vendgjarje për të hetuar nga afër si dhe për të zbuluar shkaqet.

Në kuadër të hetimit, policia sekuestroi dhe kartelën e viktimës. Në pyetje janë marrë mjekë dhe infermierë, ndërsa vijon hetimet.

Ditëve të fundit, Gjonaj ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore ndërsa mësohet se nuk ka pasur probleme të shëndetit mendor.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT