Dita e Flamurit, Sheshi Skënderbej ‘vishet’ kuq e zi, Bashkia e Tiranës organizon aktivitetin me instrumentistë (VIDEO)

Bashkia e Tiranës ditën e sotme në 108 vjetorin e ngritjes së Flamurit në Vlorë, ka organizuar një festë në ‘Sheshin Skënderbej’.

Edhe pse festat janë të kushtëzuara për shkak të pandemisë së Covid-19, Bashkia e Tiranës ka organizuar një aktivitet me instrumentistë, për të sjellë sado pak atmosferë e festës në këto ditë të vështira.

Instumentistët janë vendosur në distancë nga njëri-tjetri duke respektuar kështu masat anti-Covid, ndërsa qytetarët ndodhen më larg duke shijuar muzikën.

Kjo festë vjen në një kohë të vështirë të pandemisë. Kujtojmë që vitin e kaluar festat e 28-29 nëntorit nuk janë festuar për shkak të tërmetit tragjik që u shënua më 26 nëntor të 2019.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT