Dita e Pavarësisë/ Pompeo mesazh urimi për shqiptarët: Punojmë së bashku për të kapërcyer sfidat e COVID

Sekretari i Shtetit në SHBA, Mike Pompeo me anë të një mesazhi ka uruar të gjithë shqiptaret për Ditën e Pavarësisë.

Në urimin e tij, Pompeo thotë po ashtu se këtë vit festojmë edhe vendimin e BE për të hapur negociatat e anëtarësimit për Shqipërinë.

Sekretari Amerikan i Shtetit, ka theksuar edhe mbështetjen e SHBA, për të kapërcyer sfidat e pandemisë së koronavirusit.

“Ndërsa Shqipëria feston Ditën e saj të Pavarësisë, unë ju dërgoj urimet në emër të qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe popullit amerikan.

Këtë vit, ne festojmë edhe vendimin e Bashkimit Evropian për të hapur negociatat e anëtarësimit për Shqipërinë, një shenjë e përparimit të rëndësishëm që Shqipëria ka bërë në zbatimin e reformave të nevojshme për anëtarësimin në BE.

Ne e përgëzojmë Shqipërinë për udhëheqjen e saj si kryesuese e OSBE-së për 2020-ën dhe vlerësojmë gjithçka që ajo ka bërë për të shfaqur përkushtimin e saj ndaj komunitetit Transatlantik.

Shqipëria luan një rol qendror në ndihmesën për sigurimin e paqes dhe stabilitetit si pjesë e Aleancës së NATO-s, dhe Shtetet e Bashkuara qëndrojnë pranë Shqipërisë si një aleate e palëkundur. Uroj mirëqënie dhe shëndet për popullin shqiptar, ndërsa punojmë së bashku për të kapërcyer sfidat me të cilat na përballi pandemia COVID-19”, thekson Pompeo.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT