Do të ketë masa të tjera të rrepta? Ministrja Manastirliu: Një gjë është e sigurtë…

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ishte sot e pranishme në një konferencë për shtyp ku foli për masat anti-Covid dhe vendosjen e kufizimeve.

Ajo tha se periudha vjeshtë dimër do të jetë e vështirë jo vetëm në vendin tonë për në të gjithë botën.

„Një gjë dihet me siguri që kjo është një situatë e një pandime që na ka ballafaquar me shumë pikëpyetje dhe të panjohuara. Vjeshtë-dimri do të jetë sfidues në raport me të gjitha sistemet shëndetësore në të gjithë botën. E rëndësishme mbetet zbatimi i rregullave dhe masave të vendosura nga autoritetet shëndetësore.

Masat e vendosura nga autoriteti i ekspertëve, do dalin sot dhe dy urdhëra të tjerë për këto masa. Dhe në sqarim të qytetarëve që pyesin pse në ora 22 dhe jo në 21, pse virusi del natën. Kemi disa grupe ekspertësh. Baret, lokalet dhe restorantet janë një burim infeksioni. Janë këto aktivitete që ofrojnë bashkë-shoqëri, që sjellin rrezik,” tha Manastirliu.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT