Donald Trump zbulon dy skenarët: Mund të fitoj unë, por edhe Biden

Presidenti Donald Trump ka reaguar sërish, ndërsa raportohet se rivali i tij, Joe Biden po thellon diferencës, duke iu afruar gjithnjë e më shumë Shtëpisë së Bardhë.

Trump thotë se me votat e ligjshme rizgjidhet ai president, por nëse numërohen “votat e paligjshme”, fiton Biden.

“Nëse numërohen votat e ligjshme, unë i fitoj me lehtësi zgjedhjet! Nëse numërohen votat e paligjshme dhe votat me vonesë, ata mund t’i vjedhin zgjedhjet!“, shkruan presidenti Trump.

Rezultatet aktualisht, mbeten me 264 për Biden (nga 270 që i duhen për të fituar) dhe 214 për Trump.

Arizona, Nevada, Pensilvania, Georgia dhe Carolinë e Veriut janë shtetet e fundit që po numërohen dhe që vulosin përfundimisht rezultatin.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT