Drejtoresha e Human Rights Watch: E turpshme përpjekja e Ramës për të sulmuar opozitën duke përdorur raportin e Dick Marty kundër UCK-së

Drejtoresha e Human Rights Watch për Evropën, Lotte Leicht përgënjeshtron akuzat e kryeministrit Edi Rama në lidhje me akuzat e kryeministrit Rama për rolin e kryedemokratit Basha në raportin e Dick Marty-t, i miratuar vite më parë në asamblenë e Këshillit të Evropës edhe nga votat e delegacionit shqiptar atje.

Leicht thotë se akuzat e kryeministrit shqiptar janë të turpshme dhe fyerje për viktimat.

“Përpjekjet e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama për të përdorur gjykatën e Kosovës si një armë kundër opozitës shqiptare janë të turpshme dhe të gabuara – një fyerje për viktimat”, shkruan ajo në Twitter.

Prej disa ditësh, kryeministri Rama ka lëshuar akuza në drejtim të opozitës dhe kryesisht ndaj kryetarit të PD-së Lulzim Basha, në lidhje me miratimin e rezolutës edhe nga ana e Shqipërisë që i lejonte EULEX-it në Kosovë për të zhvilluar hetime mbi akuzat e ngritura.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT