Dyndje qytetarësh/ Parku i Liqenit, pasqyra e kundravajtjeve anti-Covid

Paraditen e kësaj të shtune në Liqenin Artificial vu re një numër i lartë qytetarët. Edhe pse një pjesë e tyre kanë vendosur maskat, sërish është e pamundur që të mbahet distanca.

Duke shfrytëzuar rrezet e ngrohta të diellit, disa prej tyre qëndronin të ulur në stola, e të tjerë në lokalet aty pranë, pa u merakosur për distancën apo për rrezikun e transmetimit të virusit.

Edhe policet këshillojnë qytetarët të ruajnë distancën. Disa banorë shprehen se dalin çdo ditë për të marrë ajër të pastër. Prezenca  e numrit të lartë të qytetarëve përgjatë liqenit nuk i shqetëson aspak.

“S’ka pse të shqetësohemi, mjafton maska. Kush ka virus të rrijë në shtëpi”, thotë një qytetar.

Të tjerë, zonën e Liqenit e shfrytëzojnë për të argëtuar fëmijët e vegjël, me pemën dekorative të festave të fundvitit, e vendosur në hyrje të digës.

Autoritetet shëndetësore vazhdimisht paralajmërojnë qytetarët të respektojnë masat dhe protokollet e sigurisë për Covid, në mënyrë që vendi të mos përballet me një mbyllje të dytë për shkak të rritjes së shifrave të të infektuarve.  /abcnews.al

Back to top button
LAJMET E FUNDIT