Dyshohet për 2 milionë euro evazion fiskal me puset e naftës, por Gjykata e Apelit ia heq masën e sigurisë me burg biznesmenit në arrati, Isuf Berberi

Është i dyshuar si biznesmeni që qëndron pas skemës me 2 milionë euro evazion me hidrokarburet, por Isuf Berberi arrin të fitojë lirinë, megjithëse në arrati.

Heqja e arrestit për Isuf Berberin nga Gjykata e Apelit Tiranë është firmosur nga tre gjyqtarët Elbana Lluri, Zeqine Sallaku dhe Elona Toto.

Berberi u shpall në kërkim ndërsa 5 persona të tjerë u arrestuan sëbashku me ish-kreun Hidrokarbureve në Agjencinë E Burimeve Natyrore, Klodian Gradeci.

Këta dy shtetas kërkohen u hetuan nga prokuroria e Tiranës si të dyshuar në skemën e mashtrimit ku përkatësisht janë 568 mijë dollarë shmangie tatimi dhe 1.472 milion dollarë dëm kundrejt Agjencisë së Burimeve Natyrore teksa kishin në shfrytëzim puse nafte me kompaninë ‘Phoenix’ ku aksioner është Berberi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT