“E kemi të sigurtë”, mjekët: Ja kur presim që vaksina të vijë në Shqipëri!

Mjekët Arben Pilaca dhe Arben Gjata kanë folur për vaksinën dhe kur pritet ajo që të të vijë në vendin tonë.

Sipas mjekut Pilaca, në mars vaksina mund të vijë në Shqipëri, nëse nis në Janar shpërndarja në SHBA.

“Nëse në janar nis shpërndarja e vaksinës në SHBA, në Gjermani në Shqipëri unë e pres nga marsi 2021. Nëse vjen në mars është lajm i mirë“, ka deklaruar Pilaca në oranews.

Ndërsa mjeku Arben Gjata thotë se Shqipëria ka bërë veprim të zgjuar, pasi ka parapaguar dhe kjo na siguron që vaksina vjen shpejt në vendin tonë.

“Kompania Pfizer ka thënë se do të prodhojë deri në fund të 2021 1.3 miliardë vaksina, unë shpresoj që të ketë edhe vaksina të tjera. Shqipëria ka bërë diçka të zgjuar, ka parapaguar për vaksinën. Pra, ne e kemi të sigurte vaksinën që në fazën e parë, të paktën për grupet e riskut, mjekët, mësuesit dhe të moshuarit“, është shprehur Gjata.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT