E quajti ‘këlysh të Rusisë’ presidentin serb Vuçiç, ministres shqiptare i bllokojnë llogarinë në Facebook

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Meliza Haradinaj-Stublla, ka deklaruar se i kanë hakuar llogarinë e saj në Facebook.
Sipas saj, kjo ka ndodhur pasi ajo në një postim e ka quajtur presidentin serb Aleksandër Vuçiç “këlysh të Rusisë”.
Kryedeiplomatja kosovare njoftoi me anë të Twitter-it për mbylljen e llogarisë së saj, ndërsa në postimin që shante Vuçiç shkruante se ai shërben si dorë e zgjatur e propagandës ruse për minimin e sigurisë në Ballkan.
“Politika dhe qasja e “këlyshit Rusisë” është qartazi kundër vlerave të BE-së dhe politikave të sigurisë së Ballkanit. Të gjitha përpjekjet ruse dhe serbe për të minuar paqen, stabilitetin dhe sigurinë e rajonit janë të papranueshme për Kosovën dhe, me siguri, do të dështojnë, njësoj sikurse kapitullimi i tyre famëkeq në 1999-n”, thuhej në postimin e ministres