Epidemiologu Ulqinaku: Spitalet po mbushen, nëse nuk ulim shifrat ky dimër do jetë i vështirë

Epidemiologu Dritan Ulqinaku thotë se nëse në vendin tonë nuk ulen shifrat e të prekurve nga Covid-19, ky dimër që kemi përpara do të jetë i vështirë.

Sipas tij, spitalet po mbushen ndaj dhe gjithsecili duhet të ndryshojë mënyrën e jetesës.

“Duke parë vendet fqinje si Maqedonia që është më e vogël se ne dhe ka të njëjtin numër rastesh mund të them se nëse nuk ulim shifrat ky dimër do jetë i vështirë. Spitalet po mbushen, lufta për jetën është shumë e ashpër, nëse nuk ndryshojmë jetën tonë do të jetë muaj shumë të vështirë. Janë 6 struktura rajonale që janë në fazë të parë dhe nëse shifrat do rriten të gjithë spitalet rajonalë do të bëhen pjesë e skenës”, u shpreh ai në RepolitiX.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT