Është shumë afër Shqipërisë dhe pikë kyçe e debatit për “çështjen e detit”. Greqia afron ushtrinë në Othonoi, media: E kanë kërkuar banorët (janë 400 vetë)

Mediat greke raportojnë se pikërisht për herë të parë Forcat e Armatosura të Greqisë do të jenë prezente në Othonoi, ishull grek në kufi me Shqipërinë.
Ky ishull është i lakuar prej vitesh për shkak të marrëveshjes së detit.
Lajmi njoftohet nga gazeta greke “Ta Nea”. Duke cituar burime të saj, kjo gazetë thotë se vendosja e pranisë së përhershme ushtarake në këtë zonë, edhe pse vendi nuk ndjehet i kërcënuar ashtu si në Lindje nga Turqia, është pjesë e “strategjisë së re të Ministrisë së Mbrojtjes”.
“Ta Nea” thotë se puna për të vendosur postën ushtarake në këtë ishull ka nisur si kërkesë e vazhdueshme e 400 banorëve të tij.
Zyrtarisht nuk ka asnjë informacion nga ana e Qeverisë greke, por kjo lëvizje e Athinës vjen pas vendimit për t’u zgjeruar me 12 milje në Detin Jon dhe për të çuar çështjen e ndarjes së Zonës Ekskluzive Ekonomike me Shqipërinë në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës.