EULEX ‘pushton’ shtëpinë e Thaçit e Veselit, kryen kontrolle në banesat e ish-presidentit e ish-kryeparlamentarit

Pjesëtarë të EULEX-it, sot në mëngjes ia kanë mësyrë edhe shtëpisë së ish-presidentit Hashim Thaçi. Disa vetura të EULEX-it të shoqëruara edhe nga ato të Policisë së Kosovës janë parë pranë shtëpisë së Thaçit në Prishtinë.
Gjithashtu mësohet se Specialja e mbështetur nga EULEX ka kryer kontrolle dhe në banesën e ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli.
Thaçi dje dha dorëheqjen nga posti i presidentit, pasi iu konfirmua aktakuza nga Gjykata Speciale. Gjatë ditës së djeshme u dërgua në Hagë, së bashku me Rexhep Selimin e VV-së dhe Kadri Veselin e PDK-së.
Një ditë më herët në Hagë është transferuar edhe ish-kryetari i Kuvendit dhe zyrtari i Nismës, Jakup Krasniqi.Në mëngjes, EULEX-i ka nisur bastisjen edhe në selinë e PDK-së në qendër të Prishtinës.
Në vendin e ngjarjes janë parë edhe Abelard Tahiri e Dastid Pallaska./ Koha.net