Festat e nëntorit, shqiptarët mbushin rrugët e New Yorkut me flamujt kuq e zi

Politikani me prejardhje shqiptare Marko Kepi, së bashku me disa bashkëkombas kanë mbushur rrugët e Neë Yorkut me flamujt kuq e zi.

Ky aktivitet është bërë për të shënuar Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.

Në postimin e tij, Kepi falënderon të gjithë shqiptarët që dolën dhe ndihmuan për vendosjen e flamurit kombëtar në Bulevardin Hylan

Postimi

“Faleminderit të gjithëve që dolën mbrëmë dhe na ndihmuan që të mbledhin dhe të vendosim flamujt amerikanë dhe shqiptarë në Bulevard Hylan për nder të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë. Nuk kemi aleat më të madh se SHBA dhe jemi të bekuar që e quajmë këtë vend shtëpi. Zoti e bekoftë Amerikën”. /abcnews.al/

Back to top button
LAJMET E FUNDIT