Fitorja e Biden/ Reagon Vuçiç: Ju uroj mençuri, shpresoj te bashkëpunimi siç e kisha me Trump

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar pas fitores së Joe Biden ndaj Donald Trump, në zgjedhjet presidenciale të 2020 në SHBA.

Me një shënim në Twitter, Vuçiç uron “sinqerisht” Biden për fitoren, ndërsa thotë se shpreson të vazhdojë me të bashkëpunimin e mirë, “siç kemi pasur me Donald Trump”.

Po ashtu, Vuçiç i uron Biden “mençuri dhe vendosmëri për t’u përballur me sfidat ekzistuese për të mirën e SHBA dhe botës”.

“Urime të sinqerta Joe Biden. Ju uroj mençuri dhe vendosmëri për t’u përballur me sfidat ekzistuese për të mirën e SHBA dhe botës. Shpresoj që të vazhdojmë bashkëpunimin e mirë me ju, siç kemi pasur me Donald Trump, bashkëpunim për të cilin unë jam shumë mirënjohës”, shkruan Vuçiç.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT