Fitorja e Biden “tërbon” mediat serbe, nxjerrin videon kur kërkoi nisjen e bombardimeve: Është më keq se…

Mediat serbe kanë rikthyer një video të vjetër të kandidatit demokrat për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Videoja është xhiruar disa dekada më parë nga koha kur Serbia ishte në luftë me Kosovën.
“Unë sugjerova që të bombardojmë Beogradin, kërkova të dërgoja pilotët amerikanë atje dhe të hidhja në erë të gjitha urat në Drin,”-është shprehur Biden. Fitorja e mundshme e Biden duket se i ka acaruar ata, pasi që në titull e krahasojnë me Adolf Hitlerin.
E përditshmja serbe “Alo!.rs”, ka risjellë videon e tij ndërsa titulli i artikullit është: Biden është më keq se Hitleri, mos e harroni ligësinë e tij.