Flet në lot e ëma e të riut që u hodh nga Sanatoriumi: Djali ishte duke qeshur deri kur..

Lira Koço, e ëma e Xhino Koços, të riut që u vetëvra duke hedhur nga Sanatoriumi pas shtrimit prej Covid, ka folur për herë të parë për mediat.

E ftuar në emisionin “Open” në Top Channel ajo tregoi të gjithë historinë e humbjes së djalit

Xhino tha kam një temperaturë të lehtë 37.5, dhe vendosëm që Xhino të rrijë në shtëpi dhe të shohim për sa ditë vazhdon temperatura. Nuk kishte asnjë simptomë. Kjo gjendje vazhdon për dy ditë, kërkuam të bënim tamponin. Xhino dhe bashkëshorti dalin me një Covid në fazë të lehtë.

Bëmë të gjitha analizat, dolën mirë, dhe na thanë që mund ta kalojmë në shtëpi. Kur i sheh një i afërm i imi këto analiza më thotë që djalin duhet ta çosh menjëherë në spital, për shkak të mëlçisë. Por vendosa mos ta shtroj djalin se nuk kishte asnjë simptomë, asnjë gjë. Por kur Xhino flinte, pata dilemë të tmerrshme të një nëne, se kur thotë një mjek që duhet ta çosh, çfarë duhet të bëja. Dhe i them Xhinos mos është më mirë të ikim në spital se kështu thënë mjekët. Kur shkuam në spital Xhino ishte shumë i qetë.

Në Sanatorium më thonë që meqë duket i qetë ndoshta s’duhet të rrijë, por thanë prit të shohim analizat.

Pritëm 4 orë, dhe mjeku i thotë Xhinos që duhet të shtrohesh. E lamë djalin jashtë mase të qetë, dhe u kthyem në Durrës. Kemi folur shumë normalisht në telefon me Xhinon. Ishte shumë i qetë, thotë që i kanë bërë vetëm një serum, dhe tha që ishte shumë mirë.

Ditët vazhdojnë të qeta, dhe duke parë atë të qetë nuk e pyeta as si ndjehet. Ai më tha që jam shtruar me 5 të sëmurë. Dhe tha pastaj kam lëvizur në një dhomë me 4 të tjerë se aty ishin disa të sëmurë rëndë. Kërkova maskë oksigjeni për siguri tha.

Kur papritur fillon të ankohet, sikur i merret fryma dhe se ka një gërvishtje në fyt. Ai filloi duke shtuar dozën e ankesave,” tha Lira.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT