“Forca e shembullit të saj sot është frymëzim për të gjithë”, Shefja e Spitalit Infektiv, Najada Çomo feston ditëlindjen!

Sot, shefja e Spitalit Infektiv, Najada Çomo feston ditëlindjen. Ndryshe nga vitet e tjera, ajo është në krye të detyrës duke iu përkushtuar pacientëve të infektuar me koronavirus.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në Facebook i ka uruar ditëlindjen ku ndër të tjera shprehet se Çomo meriton përqafime nga të gjithë për përkushtimin e saj.

“Fjalët nuk do të mjaftonin kurrë, për të falënderuar këtë grua të fortë, e cila është vënë në krye të vijës së parë të frontit, në një prej betejave më të vështira më të cilat është përballur ndonjëherë shëndetësia dhe shoqëria shqiptare. Edhe 100 Prof. Najada” – shkruan Manastirliu.

Edhe kryeministri Edi Rama ka uruar shefen e Spitalit Infektiv Najada Çomon për ditëlindje. Përmes një postimi në Facebook ai shkruan se përkushtimi i saj është frymëzim dhe vijë ndarëse mes shumicës të shqiptarëve që punojnë dhe u bëjnë ballë sprovave të jetës.

“Forca e shembullit të saj sot është frymëzim dhe vijë ndarëse mes shumicës dërrmuese të shqiptarëve, që punojnë, rezistojnë e triumfojnë me dinjitet përballë sprovave të jetës dhe një pakice të zhurmshme dallkaukësh, llafazanësh e parazitësh, që në gjithë historinë e tij e kanë penguar e turpëruar këtë popull në rrugëtimin e vet të mundimshëm!” – shkruan Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT