FOTO: Ekspertët e Komitetit Teknik të mbledhur kokë më kokë dhe pa maska? Çfarë thotë Ministria e Shëndetësisë lidhur me foton që qarkulloi në rrjet

Ditën e djeshme u publikuan me shpejtësi në rrjet, disa foto të mbledhjes së Komitetit Teknik të Ekspertëve, të cilët shiheshin duke qëndruar shumë pranë njëri tjetrit pa maska ndërkohë që mbajtja e maskës në ambient të mbyllur është e detyrueshme.
Por sipas një reagimi zyrtar nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, fotoja i përket një mbledhje në muajin shkurt, kur maska nuk ishte e detyrueshme.
MSH thotë se mbështet punën e Komitetit të Ekspertëve dhe dënon çdo përpjekje për ti sulmuar ata.
“Në disa portale dhe media sociale, po qarkullojnë fotografi të mbledhjeve të hershme të Komitetit Teknik të Ekspertëve, shoqëruar me komentet se ata “janë pa maska”.
MSHMS sqaron se fotografitë i përkasin muajit shkurt 2020 te mbledhjeve te Komitetit Teknik te Eksperteve, në kohën kur maska nuk ishte e detyrueshme.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale mbështet Komitetin e Ekspertëve dhe dënon çdo përpjekje për të sulmuar punën e këtyre profesionistëve, përmes manipulimeve dhe gënjeshtrave”, shkruan Ministria e Shëndetësisë.
